Inter lë pas krahëve atë humbje të hidhur në stadiumin Olimpik dhe barazimin jo të merituar përballë Juves, zikaltërit reagojnë me një fitore të pastër 0-2 në transfertë përballë Empolit. Nedim Bajrami rikthehet titullar por pa mundur të lë gjurmë në këtë sfidë plot prestigj. Pas një fillimi me pak ritëm, Inter arrin të gjej golin e avantazhit në minutën e 34-të me D’Ambrosio.

Me fillimin e fraksionit të dytë, gjerat u bënë më të lehta për ekipin e Inzaghi teksa Empoli mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq Ricci, detaj ky që solli më pas dhe zëvendësimin e Bajramit. Inter mbylli llogaritë me Empolin në minutën e 66-të ku Dimarco dyfishojë shifrat. Inzaghi nisi zëvendësimet e njëpasnjëshme për ti dhënë pak frymëmarrje disa titullarëve, ndërsa me këtë trepikësh pozicionohet në vendin e tretë, shtatë pikë larg Milan kryesues.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb