Italia nuk është në ditët e saj më të mira. Futbolli i këtij vendi është totalisht në krizë dhe këtu nuk flasim vetëm për eliminimin që në Play Off të Kupës së Botës në Kombëtare.  Nëse në vitet e para të gjithë krenoheshin me talentet e kësaj Përfaqësuesje, tashmë gjërat duket se kanë ndryshuar.

CIES ka publikuar listën me 100 lojtarët e rinj më të mirë. Duket e vështirë për ta besuar, por nëse e shikon me kujdes renditjen, bëjnë pjesë vetëm 2 italianë.

 

Në vendin e 26-të është Mattia Viti, futbollist i Empolit. Mbrojtësi 20 vjeccar ka mjaft cilësi dhe ka luajtur në Serie këtë sezon futbollistik 16 ndeshje. Viti ka qenë pjesë e të rinjve për 2 sezone, ndërsa për ekipin e parë ka luajtur në edicionin e kaluar edhe në Serie B.

Viti
Viti

Emri i dytë është i Niko Rovellas. Ai pozicionohet në vendin e 47-të. Rovella është i huazuar te Genoa, teksa karton i tij zotërohet nga Juventusi.

Nicolo Rovella 1
Nicolo Rovella 1

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: