Nëse Southampton arriti të mbijetoj mes më të mirëve këtë sezon të Premier League, një dorë në këtë kishte edhe ylli kuqezi, Armando Broja.

Me 6 golat e tij, Broja dha një kontribut të çmuar por në sfidën e fundit, atë kundër Leicester, trajneri vendosi të mos e grumbullonte. Broja pritet të kthehet te Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, kjo duket e sigurt pasi “bomberi” kuqezi i ka dhënë lamtumirën klubit të Southampton me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram:

“Ka qenë një sezon i mrekullueshëm për mua dhe familjen time personalisht. Një sezon plot me ulje dhe ngritje, por duke marrë parasysh se çfarë kisha, familje dhe njerëz të mrekullueshëm, më ndihmuan të kaloja vështirësitë.

Dua të them gjithashtu një faleminderit masivisht Southampton dhe fansave të mrekullueshëm, që kishin besimin tek unë të tregoj atë që mund të bëj.

Unë e vlerësoj gjithë mbështetjen dhe dashurinë që treguan për mua, por faleminderit edhe ekipit. Së fundmi, dua të them shumë faleminderit për lojtarët, ju djema më mësuat kaq shumë këtë vit!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando (@armando.broja)

Në Angli, Newcastle dhe West Ham ndjekin nga pranë situatën e tij ndërsa së fundmi në skenë ka dalë sërish edhe Arsenal. Broja kërkohet gjithashtu edhe nga disa klube në Serie A, me Napoli që qëndron në krye të listës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb