Një vajzë 17-vjeçare nga Ferizaj është zhdukur që prej datës 2 maj, ndërsa familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Rastin e ka raportuar në polici nëna e saj, më 5 maj rreth orës 02:00 të mëngjesit, njoftoi zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

Sipas deklaratës së nënës, vajza është larguar nga shtëpia më 2 maj rreth orës 19:30 dhe nuk është kthyer që atëherë. Në kohën e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, është rreth 170 centimetra e gjatë, peshon afërsisht 83 kilogramë dhe ka flokë e sy me ngjyrë kafe.

Rasti është dorëzuar tek njësia rajonale e hetimeve për veprime të mëtejshme, ndërsa është informuar edhe prokurori i shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb