Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën, më 27 prill, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj, ku një i mitur është sulmuar brutalisht nga tre individë. Sipas njoftimit të Policisë, viktima, F.V., 16 vjeç, pas një konflikti, është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga tre persona, duke pësuar lëndime serioze në trup.

Fillimisht, ai ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Ferizajt, për t’u transferuar më pas për trajtim të specializuar në QKUK në Prishtinë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Policia ka arritur të identifikojë njërin nga të dyshuarit, M.D., shtetas i Shqipërisë, i cili u arrestua sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj.

Gjatë kontrollit fizik, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur gjatë sulmit.

Sipas vendimit të prokurorit të çështjes, i dyshuari është ndaluar për 24 orë dhe ndaj tij do të zhvillohen hetime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb