Pep Guardiola i është shmangur mediave gjermane pas spekulimeve se do të transferohet te Manchester City. Sakaq, e ardhmja e Pep Guardiolas vazhdon të mbetet e paqartë. Strategu gjerman ka kontratë me Bayern Munichun deri në fund të këtij sezoni, derisa deri më tani ka hezituar ta vazhdoj kontratën.

Kurse, sipas mediave spanjolle, ish-trajneri i Barcelonës në fund të sezonit do të largohet nga Allainz Arena, kurse do ta marrë drejtimin e Manchester Cityt. Por, Guardiola i është shmangur mediave gjermane para ndeshjes me Hertha Berlinin. Ai ka refuzuar të paraqitet para mediave pas spekulimeve rreth kalimit në Manchester City.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: