Romelu Lukaku “zhduket” sërish, nuk do të përfshihet në listën e lojtarëve për transfertën që Inter do të luaj këtë të shtunë kundër Fiorentinës.
Sulmuesi belg u rikthye duke u stërvitur, por sërish i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit. Gjendja fizike e Lukakut nuk është perfekte, për këtë arsye stafi mjekësor nuk këshillon që të udhëtojë me ekipit, do të qëndrojë në Pinetina për të vijuar me stërvitje të diferencuar.

Tani objektivi i radhës është të jetë në fushë për sfidën kundër Viktoria Plzen në Champions, të mërkurën më 26 tetor. Lukaku u dëmtua në stërvitje me 28 gusht, që nga ajo ditë po bëhen afro 2 muaj që qëndron jashtë fushave të lojës.
(BalkanWeb)