ENRIK MEHMETI* VLORE- Trageti i linjës Shëngjin-Brindisi jo vetëm nuk duket në horizont por nuk është as në planet disa mujoreshe për të frekuentuar këtë itinerar. Në një prej faqeve më të mëdha ku kryhen rezervime online, me tragetin ‘Horizon’, i cili do të kryente linjën Shengjin-Brindisi dhe anasjelltas, ke mundësi të prenotosh çdo ditë të javës nga Porti i Vlorës dhe Brindisi ndërsa nëse kërkon që të udhëtosh nga Shëngjini del një tabele paralajmeruese që thotë “Linja është Pezulluar”.

Linja, e cila u hap me bujë të madhe duket se sipas edhe burimeve nga porti i Vlorës ka qenë më shumë një ‘flluskë sapuni’. Kjo sepse dhe në udhëtimin përurues , trageti nuk u nis për në Brindisi por shkoi për remont në Malin e Zi atje ku ndodhi dhe tragjedia dhe sipas Mediave Malazeze humbi jetën një marinar dhe u plagosen 3 të tjerë gjatë kohës që po kryenin pastrimin e depozitës. Askush nuk jep asnjë përgjigje nëse trageti i linjës Shëngjin-Brindisi do të ekzistojë më apo ishte vetëm sa për zhurmën e fushatës.

Fakti se prenotimet deri në fund viti vetëm nga Vlora çdo ditë tregon që trageti nuk ka qëndruar në linjë. Ndërkohë në asnjë komunikate zyrtare të kompanisë apo ministrisë përkatëse nuk ka asnjë komunikim nëse linja do të vazhdoj apo jo. E hapur me shumë bujë, linja rezulton deri tani një dështim ndërsa qytetarët janë në pritje të një përgjigje zyrtare se çfarë është bërë dhe çfarë do të bëhet me këtë linjë që u përfol se do të gjallëronte portin e Shëngjinit.

Linku qe tregon se Trageti Horizon i Europian Seaways do udhetoje cdo dite nga Vlora http://www.elladeviaggi.it/Albania%20-%20Valona%20EUS.htm
Linku qe tregon se linja e Shengjinit eshte Pezulluar —- Traghetti BRINDISI – SHENGJIN European Seaways

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: