Mesfushori i njohur, Joshua Kimmich është rikthyer të flasë edhe një herë për dështimin e kombëtares së Gjermanisë, në një intervistë të dhënë së fundmi për RTL.

Ai nuk e fshehu keqardhjen për zhgënjimin, ndërsa u ndal edhe te ajo që, sipas tij, i mungoi skuadrës në momentet vendimtare.

“Për mua, ky ishte eliminimi më i vështirë. Ka ndodhur për herë të tretë, këtë herë në një rol të ndryshëm. Prandaj më goditi edhe më fort.

M’u desh kohë për ta përpunuar dhe për ta kuptuar në kontekstin e duhur.

Duke parë pas, këto tri eliminime nga Kupa e Botës janë pjesë e karrierës sime. Kjo nuk mund të ndryshohet. Por mund të sigurohesh që gjërat të shkojnë ndryshe në të ardhmen.

Aty po e përqendroj energjinë dhe vëmendjen time. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u rikthyer gëzimin njerëzve”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb