Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke e akuzuar për standard të dyfishtë në raport me vendimet e gjykatave.

Në një reagim në rrjetet sociale, Zhupa shprehet se përpara se të sulmojë gjyqtarët përmes videove në rrjetet sociale, Balla duhet të kujtojë qëndrimet e tij të mëparshme si ministër, kur sipas saj, njihte dhe respektonte vendimet e gjykatës administrative.

Reagimi i deputetes së PD, Ina Zhupa

Taulant Balla përpara se të bëj video selfie duke anatemuar gjyqtarët për vendimet e tyre, le të dëgjoj Taulant Ballën ministër nga kuvendi që njeh vendimet e gjykatës administrative dhe i respektonte ato. Çështja në gjykim i njëjti kazus, vendime për përjashtimin e deputeteve dhe gjyqtari është i njëjti.
83 mandatet e rrëmbyera ju kanë mbushur mendjen që janë mbi çdo pushtet dhe parlamenti është seksion i Partisë Socialiste ku mund të bëjnë sipas qejfit pa pyetur për njeri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: