Pedagogu Donald Elmazi, i ftuar në studion e emisionit “Sintezë” në News24 ka folur për evolucionin e të ardhmes sa i përket profesioneve që pritet të krijohen në vitet në vijim me zhvillimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Ai u shpreh se në profesionet e së ardhmes do të ketë edhe ndërthurje me inteligjencën artificiale, ku kjo e fundit do të ndihmojë në kryerjen e disa veprimeve.

Sipas tij një profesion kyç për të ardhmen do jenë edhe mësuesit apo pedagogët e shkencave, inxhinierisë, matematikës, etj pasi do të kenë rol kyç për formimin e profesioneve të së ardhmes.

“Në profesionet e së ardhmes do të ketë edhe ndërthurje me inteligjencën artificiale duke përdorur për shembull sensorët që vendosen në trup që do të përkthejnë atë që i nevojitet trupit. Ka hulumtime për këto. Ka nevojë për shumë ekspertë që do jenë e ardhmja lidhur me ‘Smart City”, etj. Një profesion kyç për të ardhmen do jenë edhe mësuesit apo pedagogët e matematikës, inxhinierisë, shkencave, etj. Këta mësues do kenë një rol kyç për formimin e profesioneve të së ardhmes”, shpjegoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: