Kosova i ka dhënë lamtumirën mes dhimbjes dhe lotëve tre djemtë që humbën jetën nga rrëzimi i një banese në fshatin Shqiponjë (ish-Jabllanicë) të Gjakovës. Veton Morina, 14 vjeç, Ideal Rama dhe Ramë Mehmetaj të dy 16 vjeç humbën jetën tragjikisht pasditen e të shtunës. Ceremonia mortore është zhvilluar në fshatin Shqiponjë me pjesëmarrjen e qindra njerëve, nga e gjithë Kosova.

Veton Morina Ideal Rama Ramë Mehmetaj
Veton Morina Ideal Rama Ramë Mehmetaj
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve.

Këtë e bëri me dije vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

Fjalët nuk mjaftojnë për dhimbjen që sot ndan e gjithë Kosova. Lufta mori shumë dëshmorë jabllanicas, mes tyre edhe gjyshërit e tyre: Ali Rama, Ramë Mehmetaj dhe Bajrush Mehmetaj. Në luftë, sado që kishim dhimbje, kishim edhe krenari. E sot, e gjithë Kosova ishte në Jabllanicë me zemër të thyer. Ngushëllime familjeve Rama, Morina dhe Mehmetaj. Ngushëllime gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Daut Haradinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb