Zinedine Zidane ishte protagonisti i madh i episodit të fundit të “The SKWEEK Shoë”, një podcast i drejtuar nga legjenda e basketbollit, Tony Parker. Në emision, Zidane kujtoi disa momente qesharake nga karriera e tij, si ai me Ronaldon, një nga yjet e pabesueshëm me të cilin luajti te Real Madrid “galacticos”:

“U shkriva së qeshuri kur isha me Ronaldon, brazilianin, dhe ai më tha: Sot do t’ju hedh dy topa. Ai e tha dhe e bëri vërtet”. Ndër të tjera, ish-numri 5 i bardhë nuk e ka problem të pranojë, në përgjigje të pyetjes së Parker, se ‘Ronnie’ është lojtari më i mirë, me të cilin ka luajtur.

Zidane këmbëngul në rëndësinë e rrethimit me njerëz të talentuar për t’u përmirësuar dita-ditës, përveç brazilianit, të cilin e konsideron një person “fenomenal” dhe që “bënte gjithmonë shaka”.

Zidane, karriera: momentet më të mira dhe më të këqija – Mes Kupës së Botës dhe Ligës së Kampionëve, ndoshta dy turnetë më të rëndësishëm për një futbollist, ish-lojtari i Juventusit zgjedh padyshim Botërorin e fituar në vendin e tij në vitin 1998 (duke shënuar dygolësh në finale, ndaj Brazilit të Ronaldos):

“Një arritje e pashoqe, ndjesia më e bukur që kam përjetuar”. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 25 vite nga ai moment, Zidane e kujton si një nga triumfet e tij më të veçanta. Atë vit, ai u rendit në “top 11”-shen e turneut dhe fitoi “Topin e Artë”.

Edhe për momentin më të keq, francezi nuk ka dyshime: rënien me Cannes. Ai nuk luajti sepse ishte i ri, 20 vjeç, afër transferimit te Bordeaux.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb