Një sipërfaqe e gjerë me kallamishte është përfshirë nga flakët këtë pasdite në kënetën e Dervenit, në Fushë Krujë, e cila është tharë gjatë muajve të nxehtë të verës.

Mësohet se zjarri ka djegur deri tani një sipërfaqe prej më shumë se 5 hektarë kallamishte, si dhe një sipërfaqe me pemë frutore. Jo larg zjarrit ndodhen disa banesa, të cilat rrezikohen nga përhapja e flakëve.

Zjarrfikësja e Niklës ka mbërritur në vendngjarje dhe po mundohen të lokalizojë flakët, ndërsa në ndihmë të saj është nisur dhe zjarrfikësja e Krujës, për shkak se flakët po përhapen me shpejtësi. Zjarri ka dëmtuar dhe faunën, që strehohet në këtë kënetë, si shpendë, lepuj, etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb