Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Suk 1 të Fierit. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se banesa është në pronësi të shtetasit Enver Hatija, ndërsa nga zjarri janë ndjekur rreth 1000 dengje bari dhe një furgon me karroceri.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Roskovecit dhe Patosit, si dhe kryebashkiaku i Roskovecit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: