SHKODER- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në fshatin Zues të Shkodrës, ndërsa nga flakët rrezikohen edhe disa banesa.

Zjarri po merr përmasa të mëdha dhe shuarja e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë malor.

Për shkak të flakëve të mëdha kërkohet ndërhyrja e ushtrisë dhe helikopterëve për neutralizimin e tij.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: