Zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në Blinisht të Lezhës. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Elidon Ndreka. Mësohet se vatra e zjarrit ka rënë si fillim në një sipërfaqe me ferra dhe shkurre në qender te fshatit, duke vene ne rrezik shkollen fillore dhe banesat perreth.

Banoret e zonës po nderhyjnë me mjete rrethanore per shuarjen e flakeve, ndersa pak minuta me pare ka mberritur dhe nje mjet zjarrfikeses.

Flaket po favorizohen dhe nga era e forte ne zone.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: