Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme tek kodrat me ullinj midis qytetit të Lushnjes dhe Karbunares.

Sipas burimeve për “BalkanWeb” deri më tani janë mbi 10 hektare ullishte të djegura ndërkohë që zjarrfikësja po shkon në vendnngjarje.

Mësohet se zjarri është përhapur shume shpejt nga era e forte dhe se banorët janë përpjekur për të shuar zjarrin vetë, por ka qenë e pamundur.

Zjarri vijon të shkojë drejt varrezave në Karbunarë dhe banesave të lagjes së saraceve.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb