Ende po filluar temperaturat e larta përsëri mesditën e sotme ka rënë zjarr në parcelat me ullishte në Fier. Zjarri ka rënë në Kodrat e Zhupanit, ku terreni i vështirë dhe favorizimi i erës ka përhapur flakët duke përfshirë pemë të shumta ulliri.

 

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes, por dyshohet që zjarri është ndezur fillimisht nga banorët fermerë dhe më pas era ka favorizuar flakët duke e nxjerr zjarrin jashtë kontrollit nga fermerët të cilët kanë njoftuar zjarrfikëset.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: