Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në një pallat në Kamëz.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se në këtë banesë nuk jetonte njeri, ndërsa në rrethana ende të paqarta aty ka rënë zjarri, ndërsa banorët e pallatit kanë njoftuar zjarrfikësen.

Kjo e fundit pasi mbërriti në vendin e ngjarjes fiku zjarrin. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: