Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në qytetin Brno, të Republikës Çeke, pasi një zjarr i madh shpërtheu në një vendstrehim për të pastrehët.

Sipas policisë çeke, viktimat janë gjashtë burra dhe dy gra. Sipas mediave të huaja, dyshohet se personat kanë mbetur të bllokuara brenda kabinave duke mos mundur që të dalin për shkak të tymit të dendur.

“Sipas pronarit të godinës, ndërtesa ishte bosh që nga pasditen e djeshme, por njerëzit e pastrehë po e përdornin atë si një strehë për të fjetur”, tha policia në një deklaratë.

Kabinat në të kaluarën janë përdorur si konvikt për punëtorët e ndërtimit, por prej disa kohësh janë braktisur. Policia tha se struktura ishte planifikuar për prishje dhe njerëzit që u kapën nga flakët hynë në të “pa autorizim”. Shërbimi i Shpëtimit nga Zjarri i Rajonit të Moravisë Jugore tha në një deklaratë se zjarri është shuar që nga mëngjesi i së enjtes.

“Kjo është një tragjedi e madhe njerëzore që nuk mund të lërë askënd të paprekur. Faleminderit shumë zjarrfikësve që luftuan me guxim flakët,” tha kryebashkiaku i Brno, Markéta Vaňková në një deklaratë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb