TIRANË

Një zjarr ka rënë sot në një magazinë në dalje të Tiranës, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Sipas policisë zjarri ra rreth 12:30, të ditës së sotme pranë mbikalimit të Kamzës në një magazinë me materiale ndërtimi në pronësi të shtetasit F. Ç.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: