FIER- Një zjarr i rënë në zonën pranë nënstacionit të Jagodinës ka detyruar OSHEE-në të s’takojë fiderat, për të parë nëse ka probleme nga zjarri në kabujt e këtij nënstacioni.

Në këto momente disa nga zonat e Fierit janë pa energji elektrike si rezultat i kontrolleve që po kryen OSHEE-ja në terren. Pas verifikimit dhe analizës së situatës në terren, zonat që vuajnë mungesën e energjisë, do të furniozohen  më pas normalisht.

“Si pasoje e nje zjarri qe eshte shfaqur ne zonën prane. nst Jagodine, OSHEE ka stakuar fiderat 6 kv te ketij nstacioni per te kontrolluae kabllot e tensionit te mesem e te ulet, nese ka deme nga zjarri. Theksoj se zjarrfikeset kane shuar zjarrin dhe nst Jagodine eshte ne pune pasi nuk ka pesuar asnje dem. Ne po verifikojme jashte nstacionit e per kete kemi stakuae energjine ne fidera. Pa energji momentalisht jane disa fshatra te Fierit si Jagodine, Suk1. Suk2, Marinez, Kuman, qyteti Roskovec, Zharez. Brigadat e OSHEE jane ne terren dhe sapo te verifikojne situaten do te rikthejne energjine ne zonat përkatëse”, njofton OSHEE-në.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb