Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar sot në lagjen Uznovë në Berat.

Vatra e zjarrit është regjistruar si fillim në përroin e Zagores, i cili aktualisht nuk ka ujë. Si pasojë e erës, flakët kanë shkrumbuar të mbjellat, ndërsa kanë rrezikuar edhe banesat aty pranë. Kanë qenë zjarrëfikëset ato që kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin.

Një prej banorëve, Tomor Hazendari shprehur se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Sipas tij janë banorët që i vënë flakën mbetjeve dhe gomave duke rrezikuar edhe banesat aty pranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: