Pas katër ditësh përpjekjesh është bërë e mundur shuarja e plotë e vatrës së zjarrit në landfillin e Bushatit, duke rikthyer situatën në normalitet dhe duke eliminuar rrezikun për përhapje të mëtejshme.
Në operacion u angazhuan strukturat vendore, shërbimi zjarrfikës, si dhe stafet teknike të landfillit, të cilat punuan në mënyrë të koordinuar për izolimin e zonës dhe neutralizimin e flakëve.
Drejtori i kompanisë së mirëmbajtjes së landfildit tha se pamjet janë depozituar në organet kompetente dhe po vijojnë hetimet ndonëse duket se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm
Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se situata do të vijojë të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave të zjarrit.
