KORÇË

Një zjarrvënie që duket se ka filluar nga papërgjegjshmëria e që përfundoi me arrestimin e autorit, i cili është ish-zëvendës ministri i Integrimit Albert Gajo.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, ku një zjarr masiv përfshiu vreshtat. Sipërfaqja e djegur llogaritet në 3.5 ha, 2.5 ha me vreshta.

“Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse bëri të mundur shuarjen e zjarrit ditën e djeshme teksa sot u arrestua dhe autori i zjarrvënies, që është një emër i njohur.
Ka qenë shtetasi i dëmtuar që e ka denoncuar ish-zëvendës ministrin. Mësohet se mes tij dhe Gajos ka pasur konflikte me sa duket për shkak të vreshtave, pasi dhe ish-zëvendës ministri merret me vreshtari”, raportoi gazetarja Kodra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb