TIRANË

Një zjarr i madh ra mbrëmë në një magazinë në një qendër tregtare në Kashar të Tiranës.

Gazetarja Dorjana Bezat jep detajet për “Balkanweb” në lidhje me këtë ngjarje. Zjarri që ka rënë që mbrëmë, vazhdon që të jetë aktiv.

Për shkak të materialeve plastike që po digjen, ka prezencë të madhe tymi dhe toksinash në ajër, që vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Nuk ka ende asnjë të dhënë për punonjësin e sigurisë të humbur, shefin e sigurisë A.Sala. Vijojnë ende kërkimet. Zjarri ka rënë në bodrum.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb