Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me pyje në malin e Krujës. Zjarri ka rënë në afërsi të fshatit Rranxë dhe sipërfaqja që po digjet është me dhjetëra hektarë.

Por me gjithë zjarrin masiv është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse për shkak të mungesës së rrugës dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve. E gjithë zona është mbuluar ndërkohë nga tymi.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm për të hapur kullota ose parcela për kultivim kanabisi pasi është periudha e mbjelljes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: