Dëmet e shkaktuara nga zjarri që përfshiu një pallat pranë QSUT në Tiranë janë të konsiderueshme.

Rreth 3 orë ankth e panik të krijuara për shkak të situatës së rëndë të ndodhur në kryeqytet. Gazetari Osman Stafa tha për “News24”, se dyshohet se zjarri nisi në katet e para dhe më pas u agravua menjëherë.

7 persona u transportuan në spital, 4 qytetarë dhe 3 zjarrfikës të prekur nga asfiksia. Ndërhyrja e punonjësve të zjarrfikëse bëri të mundur shpëtimin e dy grave, të cilat ishin bllokuan në pallat.

Ndërkohë në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse u angazhuar edhe dy helikopterë të cilët ndërhynë nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ndërsa shefi i zjarrfikësve të Tiranës, Arben Cara në një komunikim për mediat pas njoftimit të situatës u angazhuar zjarrfikës nga Tirana, dy helikopterë, efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Gjithashtu deklaroi se zjarri përfshiu të gjithë kompleksin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: