LONDER– Zjarri i fuqishëm që përfshiu një pallat 24-katësh në perëndim të Londrës, dyshohet të ketë shkaktuar viktima. Mediat e huaja raportojnë për një të vdekyur, ndërsa dhjetëra persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Në vendin e ngjarjes janë rreth 200 ekipe të shpëtimit, dhe rreth 30 persona janë nxjerrë me djegie në trup, nga ndërtesa e cila u përfshi nga flakët gjatë natës në Londër.

“Mund të konfirmojmë se kemi marrë 30 pacientë në pesë spitale”, tha Shërbimi i Ambulancës në Londër.

Familjet u bllokuan brenda kullës 24-katëshe Grenfell pasi flakët filluan me fëmijë ndërmjet që ulërinin me dëshpërim për ndihmë.

Një numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve, ndërsa të bllokuarit mes flakëve bërtisnin për ndihmë.

Godina e Lancaster West dhe ndërtesat përreth janë boshatisur me policinë që bën thirrje se ndërtesa është në rrezik të shembet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: