Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari ka reaguar pas zjarrit që përfshiu dje një pallat 12-katësh në zonën e njohur si “Farmacia 10”, në kryeqytet.

Ai theksoi se “rindërtimi i pallatit do të mbulohet 100% nga ndërtuesi, duke garantuar rikthimin e banorëve në kushte të sigurta dhe dinjitoze sa më shpejt të jetë e mundur”.

Braimllari shprehu solidaritet të plotë me banorët e prekur nga zjarri dhe theksoi se angazhimi i strukturave të Bashkisë së Tiranës ishte vendimtar për menaxhimin e situatës dhe shpëtimin e jetëve.

Gjithashtu, ai uroi shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet për familjet e prekura.

Reagimi i plotë

Rindërtimi i pallatit 100% nga ndërtuesi garanton rikthimin e banorëve në kushte të sigurta dhe dinjitoze, sa më shpejt të jetë e mundur.
Menaxhimi i situatës nga forcat zjarrfikëse të Tiranës tregoi profesionalizëm dhe reagim të menjëhershëm, duke u koordinuar në mënyrë të saktë me të gjitha strukturat e emergjencës.
Solidaritet i plotë me të gjithë banorët e prekur nga zjarri, si dhe angazhimi i përgjegjshëm i strukturave të Bashkia Tiranë për menaxhimin e situatës dhe reagimin e shpejtë, ishte vendimtar për të shpëtuar jetën e çdo qytetari.
Shërim sa më të shpejtë për të gjithë banorët e lënduar dhe rikthim në normalitet për çdo familje të prekur.

Screenshot 42
Screenshot 42

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb