Rreth 25 hektarë sipërfaqe me pisha, dushk, shkurre dhe ullishte janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit tre ditor në zonën e Peshtanit në Fier.

Repartet zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit janë në terren për të bërë të mundur dhe neutralizimin e vatrës së fundit aktive për të evituar riaktivizimin e saj gjatë orëve në vijim me rritjen e temperaturave.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, përgjatë gjithë natës një mjet zjarrfikës dhe një mjet shërbimi kanë qenë në gatishmëri ndërkohë që rreth orës 01:00 të mesnatës pati një aktivizim vatre zjarri dhe për shuarjen e saj në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre automjete zjarrfikëse të cilat për gati dy orë punë bënë të mundur neutralizimin e plotë të vatrës së zjarrit. Hyka ka apeluar që për çdo situatë të telefonojnë në numrin 128.

Ndërkohë nënkryetari i bashkisë Fier, Ylli Skënderaj i cili ka monitoruar në terren situatën u shpreh se ka pasur mbështetje nga ajri dhe bashkitë fqinje teksa ka apeluar për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në këto ditë të nxehta vere në drejtim të djegies së mbeturinave dhe tokave bujqësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: