Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska është takuar me Mbretin Charles III në Londër.

“Kam pasur nderin të takoj personalisht Madhërinë e tij Mbretin Charles III. Së bashku vizituam katedralen katolike ukrainase në Londër, ku ndodhet edhe Qendra Ukrainase e Mirëseardhjes me qendër në Londër. Nuk është hera e parë që Madhëria e tij gjen kohë dhe fjalë të mira për të mbështetur emigrantët e detyruar nga Ukraina: ai i ka vizituar së fundmi në Skoci dhe më herët në Rumani”, tha Zelenska.

Zonja e Parë falënderoi në emër të të gjithë ukrainasve për ndihmën që Mbretëria e Bashkuar kishte dhënë dhe do të vazhdojë t’i japë Ukrainës. “Sepse këtu në Londër, në çdo hap, gjatë çdo takimi, ndjej se si po forcohet kjo mbështetje dhe bashkë me të edhe miqësia jonë po forcohet”, shtoi ajo.

Zelenska po viziton Londrën. Ajo mori pjesë në një pritje të organizuar nga Queen Consort Camilla me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Përveç kësaj, Zelenska mbajti një fjalim në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb