Disa kujtime për të paharruarin, zotninë e TIJ, kompozitorin e shquar, të madhin Nikolla Zoraqi,
me rastin ditës së lindjes.
Elokuenca është një formë e të folurit, e të shprehurit shkëlqyeshëm…
Do të dëshëroja të shprehem kështu, figurativisht, për kompozitorin e madh.
Nikolla Zoraqi ishte ELOKUENT në gjuhën e muzikës.
Nuk numërohen veprat e Tij, shumë nga ato i njohim: që nga këngët për fëmijë e deri tek muzikë filmash, uverturat, simfonitë, opera.
Ai do të ngelet një kompozitor i adhuruar për autentikën e Tij. Një atdhetar i flaktë që e mishëroi në të gjitha veprat e Tij.
Mbështetur në motivet dhe folkun SHQIPTAR.
Nëse ndonjë kompozitor kishte huazim nga dikah, Nikolla Zoraqi ishte i paprekshëm, absolut në këtë drejtim.
Muzika e Tij është melidioze, të tërheq mënyra se si Ai i ka ndërtu këngët apo baletin “Cuca e maleve”, etj.
Unë kam pasur fatin të punoj sa e sa herë, dhe ajo që dua të them është pikërisht që, zotnija e Tij Nikolla Zoraqi ishte një ndër personalitetet më të shquar të Njeriut. Njeri i madh, me një edukatë të përkorë, njeri që ulte tensionet gjatë punës, organizator më se i shkëlqyer, gojë mjaltë.
Pothuaje askund nuk e hasa një karakter e personalitet të lartë si AI!
Nuk ishte e pakët përgjegjësija e Tij: Drejtori, udhëheqësi Artistik i Festivaleve në RTSH.
Përgjegjësi që e fillonte që nga përzgjedhja e këngëve (a nuk është fakt i pamohueshëm se si i ka zgjedhur këngët Ai dhe komisioni i atëhershëm, që akoma sot këndohen!).
Këngët e Nikolla Zoraqit janë një melodi e paharrueshme, sepse flen melodija në shpirtin e Tij. Do të veçoja këngën ma të bukur të Tij, për mua, që të prek thellë në shpirt, që të përlot për ato ndjesi të holla, ‘qëndisur’ me ngjyrat më të bukura, ” Globi rrotullohet “.
Faleminderit Kompozitor me vlera të mëdha në Artin Shqiptar, e Njeri i shkëlqyer.
NIKOLLA ZORAQI!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: