TIRANË

Aktori i mirënjohur vlonjat Bujar Asqeriu ka folur dhe për zgjedhjet e 25 prillit në emisionin “Kjo Javë” në News24, teksa ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama për të mos prekur votat.

“Ai mbase do të rrijë dhe 200 vjet le të rrijë. Po e la sovrani, është në dorën e sovranit jo në dorën time. Por, t’i kujtoj votuesve që të gjithë neve, pavarësisht ideve, mendimeve kemi një gjë në dorë që e kemi të njëllojtë, kemi votën.
Zotëri mendohu mirë atje, tek vota.
Do ta paralajmëroja, mos ushtro presion ndaj votës, mos bëj shantazh ndaj votës, mos e bli votën dhe në rastin më të fundit mos i vidh votat sepse pastaj të them ke bërë grusht shteti zotëri. E ke marrë shtetin pa dëshirën e popullit. Kush ta dha mandatin, e ke vjedhur, nuk është pushteti jot. Vota duhet të numërohet kokërr më kokërr. Ndaj i bëj thirrje elektoratit ta ketë mendjen në kokë”, tha Asqeriu.

Sa i përket fushatës, sipas tij, opozita duhet të bëjë fushatë dhe të flasë më shumë, ndërsa maxhorancës i takon të mbyllë plagët e shkaktuara nga tërmeti, pandemia apo përmbytjet.
“Ai që është në pushtet, mund të bëj unë fushatë që jam në opozitë, por ti çfarë do thuash. Ato që kishe për të bërë i bërë, mund t’i thuash dy fjalë popullit, kaq e kisha kaq e bëra, më gjykoni. Ky që është në opozitë duhet të fjaloset më shumë, të sqarojë më shumë, por në kushtet që realisht ndodhemi ne, në kushtet e pandemisë, të tërmetit, të përmbytjeve, çfarë duhet të bëjë shteti, fushatë, si do jemi unë në 2300. Po mbyll njëherë këto plagë o zotëri. Kjo është fushata jote. Mendon ti për shekujt që vijnë. Këto janë plagë të hapura dhe të ketë kujdes mos të hapë plagë të tjera”, u shpreh Leskaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: