TIRANE

Adrola Dushi ka bërë një urim special për 8 vjetorin e lindjes së djalit të saj. Troi erdhi në jetë kur modelja ishte në një moshë shumë të re dhe tani ai është bërë shoku i saj më i mirë.

Ajo ka folur shpesh për lidhjen e ngushtë që ka me të birin dhe këtë e ka treguar së fundmi.

Në një video që ka ndarë në këtë përvjetor, modelja ka ndarë momentet më të bukura me Troin ku shprehet se edhe pse nuk ndihej gati të bëhej nën, ai ishte një bekim për të. “M’u bëfsh mbret o dritë e syve”, shkruan Adrola krahas postimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: