Partia Socialdemokrate në Zvicër kërkon që paga minimale pas stazhit të bëhet 5000 frang ose rreth 5 mijë euro. Një pagë e tillë minimale ekziston në kantonet e Gjenevës, Basel-Stadt, Neuchâtel, Jura dhe Ticino, por PS kërkon që ajo të futet në gjithë Zvicrën, shkruan 20minuten.

Deputetja e Dhomës Nacionale, Samira Marti (PS), sheh nevojën për veprim në fushën e shitjes me pakicë, logjistikës, gazetarisë dhe bujqësisë. Ajo i bën thirrje Këshillit Federal të bëjë propozime se si mund të rritet mbulimi i kontratave, për shkak se llogaritet se një milion qytetarë nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e tyre të jetesës, transmeton albinfo.ch.

Propozimi i partisë ka hasur në rezistencën e politikanëve të partive të djathta. Në Zvicër ka rreth një milion punëtorë e bëhet fjalë për persona të punësuar nga 20 deri në 59 vjeç dhe jetojnë në një familje që, pavarësisht se punojnë nuk kanë të ardhura mbi nivelin jetik. Të dhënat e vitit 2020 tregojnë se rreth një e katërta e punonjësve që kanë përfunduar një stazh fitojnë më pak se 5000 franga bruto në muaj dhe gjysmë milioni punonjës fitojnë më pak se 4100 franga bruto, përcjell albinfo.ch.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb