Zvicra do të bëhet një nga vendet e fundit në Europën Perëndimore që ndryshon ligjet lidhur me martesat e së njëjtës gjini.

Dhoma e Lartë e parlamentit votoi për të miratuar barazinë në martesë me 124 vota pro dhe 72 kundër.

Si pjesë e së njëjtës paketë, qeveria miratoi një ligj që lejon çiftet homoseksuale të kenë fëmijë.

Vetëm një pjesë e vogël nga partia konservatore SVP dhe disa parlamentarë të tjerë votuan kundër legjislacionit.

Sondazhet e fundit kanë treguar se shumica e qytetarëve zviceranë janë mbështetës të martesave homoseksuale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb