Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, nuk hezitoi të fliste për mesfushorin me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Ai e konsideron atë si një lojtar të rëndësishëm dhe që po luan mirë te klubi i tij.

“Xhaka- Nuk ka të bëjë me moshën e lojtarëve. Ka të bëjë me formën e tyre fizike. Për sa kohë që performojnë mirë dhe luajnë për klubet e tyre, Granit Xhaka, Remo Freuler, janë të rëndësishëm për ne.

Dyshja është e koordinuar mirë, rutinat po funksionojnë mirë. Duhet më shumë për t’u integruar në ekip në atë pozicion. Por unë kam idenë t’u jap një ose dy lojtarëve një shans. Ardoni, për shembull, gjithmonë jep performanca të mira në stërvitje. Është mjaft e mundur që ai të fillojë në një moment”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb