Futbolli italian vazhdon të jetë në kaos, ndërsa megjithë përplasjet e forta mes Ligës dhe klubeve, situata duket se po merr zgjidhje. Kjo vetëm për momentin, pasi ngjeshja e kalendarit do të jetë një problem I madh për të gjitha skuadrat, sidomos për ato që përveç Serie A, janë të impenjuara në Kupë dhe Europë.

5e5a79127929e.image
5e5a79127929e.image

Kështu, pas Juventus-Milan është anuluar dhe gjysmëfinalja tjetër e kthimit për Kupën e Italisë mes Napolit dhe Interit, në program të enjten në mbrëmje. Ndërkohë, pritet të vendoset përfundimisht eedhe për javët e ardhshme të kampionatit. Opsioni për ndërprerjen e tij ka rënë, ndërsa Liga në bashkëpunim me klubet pritet të vendosë që të gjitha ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura.

Italy: Ss Lazio Torino Fc
Italy: Ss Lazio Torino Fc

Ky vendim shoqërohet me kosto financiare, pasi klubet nuk do të arkëtojnë nga shitja e biletave, por gjithsesi duket zgjidhja më e mirë duke parë se shtyrja e kampionatit mund të vinte në rrezik mbylljen e tij brenda afateve të përaktuara nga UEFA për shkak të Kampionatit Europian që do të luhet këtë verë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb