Arabia Saudite është realiteti i ri i futbollit botëror. Përveç futbollistëve të njohur europian, klubet arabe po firmosin edhe me trajnerë të rëndësishëm.

Së fundmi, Etiffaq FC ka njoftuar se ka firmosur me Steven Gerrard. Lajmi është dhënë nëpërmjet kanaleve zyrtare, të rrjeteve sociale.

43 vjeçari anglez vjen në këtë skuadër pas përvojës si trajner te skuadra e Rangers në Skoci dhe te ekipi i Aston Villas në Angli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: