Disfata e pësuar dje kundër Kukësit në shtëpi ka bërë që drejtuesit e Kamzës të marrin vendimin për të shkarkuar trajnerin e skuadrës Ramzan Ndreun.

Humbja kundër kampionëve në fuqi ka komplikuar shumë pozicionin e skuadrës pasi tashmë rrezikon seriozisht të bjerë nga kategoria, dhe për këtë arsye drejtuesit kanbë marrë masat.

Kamza në 7 ndeshjet e fundit nuk ka fituar asnjë, duke marrë 5 humbje dhe 2 barazime. Pas 28 javësh në kampionat ata renditen në vendin e 7-t me 34-r pikë, 4-r më shumë se Teuta, skuadër që momentalisht është e rënë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb