Marco Asensio do të “divorcohet” me Real Madrid pas 7 sezonesh. Çdo fillim e ka një fund dhe sulmuesi spanjoll tashmë do të ndërrojë mjedis. Gjithçka është konfirmuar nga klubi madrilen, me anë një të njoftimi.

“Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen për Marco Asensio, një lojtar që ka mbrojtur simbolin tonë dhe ngjyrat tona për shtatë sezone.

Ai iu bashkua Real Madridit kur ishte vetëm 20 vjeç dhe ka bërë historinë si pjesë e ekipit në një nga epokat tona më të suksesshme.

Marco Asensio ka fituar 17 trofe te Real Madridi: 3 Champions Legue, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa UEFA, 3 tituj të La Ligës, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle.

Si një tifoz i Realit nuk do ta harrojmë kurrë karrierën e tij dhe sjelljen e tij të jashtëzakonshme gjatë gjithë kësaj kohe. Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe ne i urojmë atij dhe gjithë familjes së tij fat në këtë kapitull të ri në karrierën e tij” – shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: