Edin Terziç është trajneri më i ri i Borussia Dortmund. 39 vjeçari i lindur në Menden të Gjermanisë ka nënshkruar një kontratë që do e mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2025.

Terziç ka qenë edhe më parë pjesë e këtij klubi, teksa tashmë do synojë që të arrijë suksese edhe më të mëdha.

 

“Terzic do të trajnojë skuadrën profesionale nga sezoni i ardhshëm. Ai do të nënshkruajë nesër një kontratë deri më 30 qershor 2025” – shkruan mes të tjera Dortmundi. Synimi për sezonin që vjen është fitimi i kampionatit dhe gjysmëfinalja e Champions League.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb