Jordi Alba i thotë lamtumirë  Barcelonës pas 11 sezonesh në fanellën e katalanasve me të cilën fitoi 18 tituj.

“FC Barcelona dhe lojtari Jordi Alba kanë arritur marrëveshje për lirimin e kontratës që lojtari kishte me klubin deri në fund të sezonit 2023/24. FC Barcelona i shpreh publikisht mirënjohjen Jordi Alba-s për profesionalizmin dhe përkushtimin” – Shkruan klubi. Jordi Alba ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon ku ka shënuar 2 gola dhe asistuar 3 herë.

Përvoja e madhe e mbrojtësit të krahut mund të tërheqë shumë skuadra evropiane. Në pritje të merkatos së verës, Alba mbetet një opsion i mirë për shumë klube.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb