Gabriele Cioffi nuk është më trajner i Veronës. Lajmi është dhënë prej klubit nga Verona, me anë të një postimi në rrjetet sociale.Ky vendim ka ardhur si shkak i rezultateve të dobëta. Verona e nisi sezonin me pretendimin për mesin e tabelës, por aktualisht, pas nëntë javësh kampionat e sheh veten në vendin e 18-të.

“Hellas Verona FC njofton se ka shkarkuar Gabriele Cioffi nga posti i trajnerit të ekipit të parë. Klubi falënderon zotin Cioffi dhe stafin e tij për punën e bërë” – Shkruan Klubi.

Cioffi qëndroi vetëm 10 javë në krye të kësaj skuadre. Kujtojmë që më parë ka drejtuar ekipe si Udinese dhe Craëley Toën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: