Policia financiare italiane ka sekuestruar shumicën e aksioneve të presidentit të Hellas Verona, Maurizio Setti, pasi ky i fundit është nën hetim për falimentim.
Pas konfirmimit nga Guardia di Finanza, një kaos ka shpërthyer në klub.

Lajmi u publikua gjatë ditës, me prokurorin e Bolonjës po shqyrton falimentimin e një kompanie të lidhur me Setti dhe Star Ball Srl, kompania Holding e Veronës e cila zotëron 100% të aksioneve në klub. Hellas Verona është përgjigjur me një deklaratë për shtypin italian në lidhje me sekuestrimin e aksioneve, duke sqaruar gjithçka.

“Dëshirojmë te deklarojmë se sekuestrimi nuk ka të bëjë me asetet e Hellas Verona F.C. Sekuestrimi ka të bëjë me një përplasje gjyqësore në mosmarrëveshjen midis grupit të korporatës së Maurizio Setti dhe grupit të korporatës së Gabriele Volpi” – Shkruan klubi nga Verona.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb