Ëngjëll Hoti është futbollisti më i ri i Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar arritjen e marrëveshjes, e cila do jetë e vlefshme të paktën deri në vitin 2023.Fantazisti luajti për Tiranën në sezonin e kaluar, ku veshi fanellën e bardhebluve për më shumë se 30 ndeshje. 25 vjeçari ka një përvojë në Kosovë me skuadra si Llapi apo Trepça.

 

 

Eee

 

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Engjëll Hotin. Fantazisti kosovar, ka firmosur sot me klubin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 25 vjeçari i është bashkuar ekipit në prag të  fazës përgatitore që do të zhvillohet në Slloveni” – Shkruan klubi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb