Mbrojtësi Albnor Kaba është lojtar i Kukësit. Ka qenë klubi verilindor që ka njoftuar gjithçka me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kontrata është firmosur ditën e sotme dhe vlen për një sezon e gjysmë. Kaba ka luajtur më parë për Voska Sport në Maqedoni, gjithashtu ka kontribuar për ekipe si Shkëndija e Tetovës dhe Veleshta.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Albnor Kaba është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 20-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 1 sezon e gjysmë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

20 vjeçari, i lindur në Ohër vjen te Kukësi nga kampionati maqedonas ku së fundmi ka ishte pjesë e Voska Sport. Kaba ka qenë më parë pjesë e ekipeve si Shkëndija e Tetovës e Veleshta, teksa ka zhvilluar edhe dy ndeshje me Shqipërinë U20” – Shkruan klubi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb