Ernesto Valverde është rikthyer të trajnojë një skuadër. Që prej vitit 2020 ishte pa ekip pasi u shkarkua nga Barcelona, ndërsa sot tekniku ka firmosur në La Liga.

58 vjeçari spanjoll është trajneri më i ri i Athletico Bilbao. Lajmi është dhënë nga klubi bask, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një rikthim, pasi edhe më parë Valverde ka drejtuar këtë klub. Në karrierën e tij ka qenë në krye të skuadrave si Espanjol, Olympiacos, Valencia apo edhe Villareal.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: